Panikë te Barcelona, Leo Messi i thotë JO kontratës së re!

17

Barcelona është “dridhur” nga përgjigja e parë e Lionel Messit rreth vazhdimit të kontratës së re. Futbollisti më i mirë në planet i ka thënë JO ofertës së parë të Barcës për vazhdimin e kontratës.

Madje Messi ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë deri në fund të sezonit. Oferta thuhej të ishte rreth 30 milionë euro neto në sezon.

Nuk dihet nëse refuzimi i tij është i lidhur me largimin e mundshëm të Messit nga Barcelona apo kohën jo të duhur për të biseduar për këtë temë./Indeksonline/