Ja çfarë moti do ketë gjatë javës së ardhshme në Kosovë

5

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike dy ditët e para të javës parashihen të jenë kryesisht të vranëta dhe kohë pas kohe të përcjellura me reshje shiu, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Nga dita e mërkurë e tutje do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale të cilat do të lëvizin gjatë kësaj  jave do të jenë nga 5-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s.