Veliu: Kandidati për kryeministër do të jetë nga radhët e LDK-së

12
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se ende nuk ka vendim sa i përket kandidatit të kësaj partie për kryeministër, por ka thënë se kandidat do të jetë një njeri i LDK-së, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo parti do të del me ndonjë kandidat nga shoqëria civile.
 

I pyetur nga lajmi.net se a gjasa që LDK ta nominojë për kryeministër ndonjë ardhje të re nga shoqëria civile, Veliu ka thënë se kandidati do të jetë nga LDK-ja

“Nuk mund të them se çfarë gjasash ka. Por mund të them se kandidati për kryeministër do të jetë nga Lidhja Demokratike”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

Kurse sa i përket koalicioneve, ai ka thënë se ende janë në biseda me disa subjekte tjera politike.

“Për koalicione parazgjedhore jemi në biseda, por ka kohë edhe pak”, ka shtuar Veliu.