KQZ: Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike është mbyllur

5
DCIM100GOPRO

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka konfirmuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017, në Kosovë.

Sipas KQZ-së, afati për certifikimin e subjekteve është mbyllur në mesnatën e së premtes.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se që nga 11 maji e deri më 19 maj, janë paraqitur për certifikim 5 koalicione të subjekteve politike, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.