Ndihmohen 200 familje në nevojë në Podujevë

107

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë së bashku me shoqatën “Bereqeti” e po ashtu xhamia në fshatin Letanc të Podujevës kanë ndihmuar 200 familje në nevojë.

Në një njoftim të Këshillit të Bashkësisë Islame në këtë komunë thuhet se së bashku me “Bereqetin” me rastin e muajit të Ramazanit ka ofruar ndihma ushqimore për 150 familje të varfra në vlerë prej 5.235 eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Këshilli do të vazhdojë edhe ditët në vijim me aksionin e ndihmave humanitare për familjet që janë të regjistruara në këtë institucion si raste sociale”, thuhet në njoftim.

Në një njoftim tjetër që xhamisë së fshatit Letanc, thuhet se me iniciativë të imamit saj, Eset Qerimi dhe me ndihmën e kompanisë “Sprint” kanë ndihmuar 50 familje në nevojë në vlerë prej 2.500 eurosh.

Në njoftim thuhet se fillimisht janë ndihmuar familjet e fshatit Letanc, e pastaj edhe në fshatrat e tjera të Podujevës.