Digjet një shtëpi banimi në Bradash ,s’ka të lënduar (foto)

281

Një shtëpi banimi në fshatin Bradash, pronë e Brahim Selmanit, është përfshirë sot nga flakët, por për fat të mirë, përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e gjarjes dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, por dëmet materiale janë të mëdha. Poliocia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i zhvilluar hetimet rreth shkaqave që kanë quar deri tek ky zjarr. Familja Selmani jeton në kushte të vështira ekonomike dhe merr ndihmë sociale. Pas luftës kësaj familjeje i është rindërtuar shtëpia nga banorët e fshatit Bradash.RADIO VIZIONI