Forca të shtuara të Njësisë Speciale në veri

3
Pas ngjarjeve të fundit në Leposaviq, kur Dragan Jabllanoviq kërcënoi përfaqësuesit e Listës Serbe, rrugët atje po patrullohen nga Njësiti Speciale për reagim të shpejt.

Në këtë komunë, tha zëvendës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, numri i policëve është rritur për çështje sigurie, transmeton lajmi.net.

Hoti ka thënë, se janë marrë masa që të parandalohet çdo incident i mundshëm në rajonin e veriut.

“Njësia e trafikut rajonal kontrollon të gjitha automjetet dhe personat ekskluzivisht në Leposaviq, si dhe policë në rroba civile kryerjen e detyrave të tyre, prej mëngjesit në mbrëmje për të parandaluar krimin”, ka thënë Hoti.