Hoti premton: Brezovicën do ta bëjmë destinacion turistik botëror

14

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah ka thënë gjatë një tubimi zgjedhor në Shtërpcë se Brezovicën do ta bëjnë destinacion turistik botëror.

Atje ka folur edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i cili iu ka premtuar banorëve  se se do të investojnë në këtë pjesë të vendit në mënyrë që të ketë resurse të shfrytëzueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë aty.

“Ju siguroj që do të investojmë në këtë pjesë të Kosovës nuk do të ketë fabrika hotele dhe resurse vetëm për një komunitet sepse këto ju takojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai.