Nga komunat e mëdha të Kosovës, Prishtina prin me daljen më të madhe të qytetarëve në zgjedhje

7

Ka mbetur  pak minuta deri në mbylljen e të gjitha qendrave të vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00 numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim janë 27,67%, transmeton Telegrafi.

Duke llogaritur pjesëmarrjen e qytetarëve deri në këtë orë, nga pesë komunat më të mëdha të vendit, prin Prishtina me 33% të daljes së qytetarëve në zgjedhje.

Pas Prishtinës, radhitet Gjilani me 29,59%, pastaj Ferizaj me 28,39%, Peja me 27,80%, Mitrovica e Jugut me 25,97%, Prizreni me 25,29% dhe Gjakova 25,17%. /Telegrafi/