Llapi ndëshkon Skënder Hysenin dhe Sabri Hamitin Llapi ndëshkon Skënder Hysenin dhe Sabri Hamitin Zyrtarët më të lartë të LDK-së Skë

21

Zyrtarët më të lartë të LDK-së Skënder Hyseni dhe Sabri hamiti kanë marr shumë pak vota në vendlindjen e tyre.

Sabri Hamiti që është nga fshati Dumnicë i Podujevës në Llap në këto zgjedhje ka marrë vetëm 500 vota, ndërsa Skënder Hyseni, I cili po ashtu është nga Llapi ka marrë 833 vota. Në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa në zgjedhjet e së dielës në Podujevë del të jetë më i votuari bartësi i listës dhe i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti me 7,886 vota, pas tij vijnë kandidatët e propozuar nga dega e LDK në Podujevë, Fidan Rekaliu me 5,973 vota, Vezir Januzi me 4,234 vota dhe Liman Zeqiri me 3,826 vota.Gjasat më të mëdha për t’u bërë deputet i ka kryetari i FR të LDK-së, Fidan Rekaliu, ndërsa, pothuajse trefishin e votave të Hamiti dhe Hysenit e ka fituar Vjosa Osmani, me gjithsej 3,402 vota.

Numër të konsiderueshëm votash në Podujevë kanë fituar edhe prurjet e reja, Lumir Abdixhiku (1,726) dhe Driton Selmanaj (1,940). Sipas rezultateve preliminare të KQZ, LDK është parti fituese në Podujevë me 12,528 vota të fituara, e cila pasohet nga Vetëvendosje dhe PAN-i.