Llapi zyrtarizon katër transferimet e para

24

Llapi ka zyrtarizuar katër transferimet e para.

Prej ditës së djeshme, pjesë e Llapit do jenë Benjamin Emini i rikthyer nga Gjermania, Ilir Blakqori i ardhur nga Gjilani e Miran Maksuti dhe Saladin Mustafi nga Renova e Maqedonisë.

Emini luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, por edhe në mesfushë. 25-vjeçari ishte pjesë e Llapit edhe më parë deri në vitin 2016, kur u largua drejt Gjermanisë.

Edhe Blakqori ishte pjesë e Llapit për kategoritë e reja, ndërsa karrierë ka zhvilluar edhe te Partizani i Tiranës.

24-vjeçari Maksuti që luan si sulmues ishte pjesë e Renovës, ndërsa në të kaluarën ai ka luajtur edhe për Shkupin.

Portieri Mustafi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin llapjan, me opsion vazhdimi.

Ekipi i Tahir Batatinës ka njoftuar se shumë shpejt do të zyrtarizohen edhe disa futbollistë të tjerë.

kohaditore