Ndihmohen me pake ushqimore mbi 800 familje në Podujevë

20

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, janë ndihmuar me pako ushqimore 817 familje me gjendje të rëndë sociale në Komunën e Podujevës.

Pakot ushqimore, të grumbulluara dhe të dhuruara nga donatorë të ndryshëm, janë shpërndarë në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) të Komunës së Podujevës, e cila ka siguruara listën e familjeve në asistencë sociale dhe atyre në nevojë.

Vlera e përgjithshme e pakove ushqimore të shpërndara për 817 familje është 19,825 euro, kurse donatorët kryesorë janë: Enver Abazi “Festimi Tours” 100 pako, Yokan Shiriner 25 pako, Besim Veliu 25 pako, Restorant “Ora” 30 pako, “Eko Trade” 30 pako, “Katar Charity” 354 pako, “Islamic Relief Kosova” 240 dhe 13 pako nga donatorë të tjerë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka falënderuar donatorët për ndihmën e ofruar për familjet në nevojë, duke kontribuuar që edhe ato ta kenë tryezën plot në këto ditë të muajit Ramazan dhe në festën e Fitër Bajramit.