Kryetari Agim Veliu ,ua uron festën e Fiter Bajramit

12

Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu ka uruar festën e Fiter Bajramit. Përmes një postimi në Fb, Veliu ka thënë se kjo festë e madhe  shënon fundin e muajit të bekuar të Ramazanit, muajin e përkushtimit dhe adhurimit ndaj Zotit dhe respektit e solidaritetit për njëri – tjetrin.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të bekuar të Ramazanit, muajin e përkushtimit dhe adhurimit ndaj Zotit dhe respektit e solidaritetit për njëri – tjetrin.

Uroj, që në këtë ditë feste në familjet tuaja të mbretërojë paqja, respekti dhe toleranca, vlera këto të cilat janë të përhershme në shoqërinë tonë.