LAjmi i Fundit :Familjes 5 anëtarëshe Fazliu nga Breca ,do ti ndërtohet shtëpia (VIDEO

618

Pas raportimit në medie për gjendjen e rëndë të familjes 5-anëtarëshe të Hakif Fazliut nga fshati Brecë e Podujevës, sot familjes i është kumtuar lajmi se Isa Grajçevci nga Fushë- Kosova do t’ia ndërtojë shtëpinë në një parcelë toke që e ka familja në fshatin Gllamnik. Kësaj nisme i është bashkuar kompania “Berisha Grup” nga Batllava, kompani kjo që merret me ndërtime të ulta dhe të larta  .Pronari i kësaj kompanie, Naim Berisha, për Radio “Vizioni”-n deklaroi se procedurat për ndërtimin e shtëpisë  për këtë familje do të nisin shumë shpejt, derisa shumë qytetarë të Podujevës sot e kanë ndihmuar këtë familje me mjete të shumta financiare, si dhe artikuj ushqimor.Radio Vizioni