“Uragani” Trump

27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është në pushtet për më shumë se pesë muaj. Ai thotë se kjo periudhë ka qenë ndër më të suksesshmet në historinë amerikane. Por, Trump ka pasur edhe beteja gjyqësore, kundërshtime brenda partisë së tij dhe vlerësime të ulëta.