Podujevë: EULEX dhe PK-ja bastisin shtëpinë e ish-pjesëtarit të SHIK-ut

978
EULEX-i, së bashku me Policinë e Kosovës, kanë bastisur shtëpinë e Agron Sylejmanit, ish-pjesëtarit të Shërbimit Informativ të Kosovës, i dyshuar për vrasje.

Aksioni është zhvilluar në fshatin Kushevicë të Podujevës.

Këtë operacion të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar për KTV-në burime nga EULEX-i.

Prokuroria Speciale e Kosovës do të japë detaje të këtij aksioni përmes një komunikate për media.

Ndërkaq, vëllai i Agron Sylejmanit, Dritoni, ka demantuar se ka pasur aksion bastisjeje të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në shtëpinë e tyre.

“Asgjë nuk ka të vërtetë sa i përket raportimeve kinse ka pasur bastisje në shtëpinë e familjes tonë”, ka thënë Driton Sylejmani për KTV-në.

Agron Sylejmani ishte vrarë më 2004.