Aksident në fshatin Batllavë, 13 të lënduar

105

Policia raporton për një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 45 në fshatin Batllavë të Podujevës.

Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një veturë dhe një automjet-kombi.

Policia raporton se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur automjetin-kombi të cilin e drejtonte viktima.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta kanë pësuar trembëdhjetë (13) persona-pasagjer, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar. /Telegrafi/