Aksion pastrimi në Liqenin e Batllavës

11

Me moton “Të Mbajmë Kosovën të Pastër”, stafi i GIZ në Kosovë me iniciativë vullnetare u mblodh në Batllavë për një ditë të pastrimit të brigjeve të liqenit.

Dita e pastrimit u organizua nga stafi i GIZ-së në kuadër të “Ditëve Gjermane të Veprimit për Qëndrueshmëri” në mesin e shumë aktiviteteve të mbajtura në Gjermani dhe mbarë botën.

Me një laramani të ngjarjeve, duke përfshirë një sesion informues mbi menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, GIZ kërkon të rrisë ndërgjegjësimin mbi temën e qëndrueshmërisë dhe asaj se si secili prej nesh mund të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë dhe mbeturinave.

GIZ tashmë ka kohë që bën ndarjen e mbeturinave të saj të ricikluara dhe mbeturinat elektronike duke dhënë një shembull pozitiv për ndërgjegjësimin qytetar ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Ndryshe, për më shumë se 17 vjet GIZ realizon projekte në emër të Qeverisë gjermane duke mbështetur Qeverinë e Kosovës në sektorë të ndryshëm.