Në Merdare vetëm 30 minuta pritje

89

Apeli i Policisë së Kosovës që bashkatdhetarët të shmangin vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi, në Merdar, duket se ka dhënë rezultate. Sot në këtë vendkalim pritjet  për hyrje në territorin e Kosovës kanë qenë deri 30 minuta. Shumë bashkatdhetarë në këtë vendkalim thanë se ata ishin përgatitur të presin në këtë vendkalim deri në dy orë.

Fehat Gashi ,komandant I Policisë Kufitare ne Merdar ,komandat i Policise Kufitare ne merdare edhe  sot u ka bërë apel bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë vendkalimet e tjera te Kosovës  me Serbinë, pasi në Merdar është duke u bërë zgjerimi i pikëkalimeve. Po  ashtu edhe në rrugën Podujevë-Prishtinë, janë duke u zhvilluar punimet e zgjerimit të rrugës ku shpesh krijohen kolona të gjata.radio Vizioni