Restaurohet lapidari dëshmorëve të Kombit në Kaqandoll

103

Shoqata për përkujdesjen  të Monumenteve Historike e Kosovës ,ka bërë restaurimin  e lapidarit të dëshmorve të kombit të rënë gjatë betejes së ZOLL-it të UÇK-se ,në  Kaqandoll,këtë e konfirmoi Selim Haziri –(Berkria )ish ushtar I UÇK-së .Lapidari në të cilin janë gëdhendur emrat e dëshmorve të kombit ,ishte dëmtuar shumë nga persona tash për tash të panjohur. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën.

Beteja e Kaqandollit, ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.  Gjatë kësaj beteje 3 ditore nga radhët e UÇK-ës ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu./RADIO VIZIONI/

www.radio-vizioni.com