VIDEO – UJËRAT E ZEZA NGA BATLLAVA DERDHEN NË FSHATIN GËRDOC

VIDEO – UJËRAT E ZEZA NGA BATLLAVA DERDHEN NË FSHATIN GËRDOC

57
Ujërat e zeza nga Batllava shkojnë dhe derdhen në fshatin Gërdoc. Fshatarët kanë frikë se mund të marrin ndonjë sëmundje dhe për këtë janë ankuar.

Por Komuna e Podujevës nuk ka zgjidhje për ta, të paktën jo deri vitin tjetër.

Banorët e këtij fshati të Podujevës, janë ne hall me këtë rrjedhë të kanalizimit nga e cila kanë frikë nga ndonjë epidemi. Ka kohë që ujërat e zeza të një fshati tjetër derdhen në lumenjtë e Gërdocit duke bërë që uji të mos përdoret për ujitje.

Në KK të Podujevës ,thonë se kolektori i ujërave të zeza  do të vendoset vetëm në vitin e ardhshëm .

Banorët  këtij fshati u bëjnë apel institucioneve lokale dhe qendrore që të zgjedhin këtë problem sa me shpejt, sepse kjo po ndikon edhe në largimin e fshatarëve në qytet dhe në  fshatrat e Podujevës.Autor FAZLI VELIU