Podujevë: Bëhet dezinsektimi i qytetit

28

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës, se më 20 korrik 2017 (e enjte) ,duke filluar nga ora 20:00, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj do të fillojë dezinsektimin e qytetit.

Dezinsektimi bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme  si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive  bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.

Lusim qytetarët e Podujevës që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve të tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre.

Për dezinsektimin e zonave të tjera, siç janë hapësirat përgjatë lumenjve, banorët e këtyre vendeve do të njoftohen paraprakisht.RADIOVIZIONI