Panucci: Do ta mësoj himnin dhe gjuhën shqipe

9

Christian Panucci sot u prezantua si trajneri më i ri i Kombëtares së Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Legjenda italiane do t’i ketë vetëm katër ndeshje për kualifikimet e Kupës së Botës, por objektivi i kuqezinjve do të jetë Euro 2020.

“Objektivi ynë do të jetë Europiani i 2020-ës. Do ta nisim një histori të re për Kombëtaren, ashtu siç bëri De Biasi”, ka thënë Panucci.

Ish-asistent në Kombëtaren e Rusisë, premton tifozët kuqezi se do ta mësoj gjuhën shqipe dhe himnin e Kombëtares.

“Natyrisht se do të përpiqem të mësoj fjalë në gjuhën shqipe, të kem mundësi t’i flas futbollistëve në seancat stërvitore në këtë gjuhë. Sigurisht se edhe himnin kombëtar do ta mësoj”, përfundoi trajneri i ri i Shqipërisë./IndeksOnline/