VDESIN DY PERSONA PAS LËNDIMEVE TË MARRA NË AKSIDENTE NË PODUJEVË

VDESIN DY PERSONA PAS LËNDIMEVE TË MARRA NË AKSIDENTE NË PODUJEVË

60

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona të cilët ishin duke u trajtuar në QKU, si pasojë e lëndimeve të marra në dy aksidente të ndara në Podujevë, të premtën kanë ndërruar jetë.

Aksidenti i parë ka ndodhur më 09.07.2017, në fshatin Lluzhan të Podujevës.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë 09.07.2017-15:36.Lidhur me rastin, më datën 21.07.2017 ,viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.

Aksidenti i dytë ka ndodhur më 14.07.2017-22:00, në Podujevë

“Podujevë  14.07.2017-22:00 . Lidhur me rastin, më datën 21.07.2017 ,viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.