Aksident në Podujevë, lëndohen 10 persona

225

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Gërdoc të Podujevës, drejtuesja e një automjeti ka shkaktuar një aksident nga i cili janë lënduar 10 persona.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur e dyshuara femër K-Shqiptare përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, në rrethana të panjohura është aksidentuar me veturën me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe tetë pasagjerë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.