Operohet Fitore Ibishi, kjo është gjendja shëndetësore e saj (Foto)

7

Fitore Ibishi ka përfunduar me sukses operacionin në Regensburg të Gjermanisë.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e vajzës e cila vuante nga një sëmundje e rrallë, shkruan Indeksonline.

24 vjeçarja kreu operacionin e parë nga kirurgët gjermanë, deri sa ky mjekim ishte bërë i mundur nga shumë persona që kishin mbledhur shumën e parave për operimin e Fitores.

Familjarët e vajzës kanë bërë me dije se operacioni ka zgjatur disa orë, por rezultati ka qenë pozitiv.