Zjarri në Llap e Gollak përfshin 50 hektarë pyje dhe kullosa

3

Zjarre sot pati edhe në Llap e Gollak. Krahas zjarrfikësve, për shuarjen e tyre u angazhuan edhe banorët e fshatrave përreth. Në këto zona nga zjarret u përfshin rreth 50 hektarë pyje dhe kullosa. Zyrtarë të Agjencisë së pyjeve thanë se faktor i këtyre zjarreve ishte njeriu, derisa kërkuan shtim të kujdesit.

Rreth 50 hektarë male e fusha të Llapit e Gollakut janë përfshirë sot nga zjarre të cilat kanë filluar në orën 11.00 në fshatrat Pakashticë, Revuq, Dyz, Halabak e Batllavë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe Agjencia e Pyjeve të Kosovës bashkë me banorët e fshatrave të përfshira nga zjarri, kanë dalë për t`i shuar vatrat e zjarrit.

Roja e pyjeve thotë se zjarrin e ka vrejtur rreth orës 11.00 ne fshatin Batllavë dhe menjëherë ka njoftuar Policinë dhe zjarrfikësit

Në vendet e ngjarjeve ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve, të cilat deklaruan  se faktori njeri është ai që po i shkakton zjarret dhe u bënë  thirrje banorëve të fshatrave të Podujevës dhe më gjerë që të kenë kujdes.

Falë angazhimit të brigadës së zjarrfikësve dhe Agjencisë së Pyjeve dhe banorëve të fshatrave të përfshira në orët e mbrëmjes është arritur të lokalizohet zjarri.