LAjmi i Fundit -Policia e Kosovës kap 11 serbë e rusë ilegalë afër Podujevës

117

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë ditës së martë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Policisë të lëshuar për medie, arrestimi i tyre ësht1% bërë përshkak të kalimit te paautorizuar të kufirit.

Kjo është komunikata e plotë:
Policia e Kosovës arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare

Prishtinë, 08 gusht 2017

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus.
Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Personat e ndaluar janë:

M. P. 1990 M Serb

Z. P. 1969 M Serb

Y. P. 2002 F Rus

O. K. 1977 F Rus

E. P. 1974 F Rus

E. P. 1975 F Rus

A. K. 1974 M Rus

G. P. 1966 M Serb

M. M. 1980 F Serb

A. P. 1975 M Rus

V. P. 1991 F Serb

“Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar njoftimi i Policisë së Kosovës