SOT PËRPJEKJA E KATËRT PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË KUVENDIT

2

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarëve.
Megjithatë, koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka ritheksuar se nuk do të marrë pjesë në seancë për të propozuar kandidatin e tyre, duke e bojkotuar kështu edhe një tjetër tentativë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Bojkotimi i seancës konstitutive nga ana e deputetëve të koalicionit PAN ka bërë që shtetet e QUINT-it të reagojnë, duke iu bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në seancë dhe t’i hapin rrugë funksionalizimit të institucioneve.
Pesë shtetet e Quintit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen politike dhe ekonomike të krijuar në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Punonjësit e angazhuar me honorarë gjatë ditës së zgjedhjeve ende nuk i kanë marrë mëditjet nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjev.
Para disa ditëve KQZ në një sqarim për media tha që lista me personat që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 11 qershorit është dërguar në Ministrinë e Financave për transferimin e mjeteve nëpër llogaritë e tyre.

Sot bëhet hapja solemne e Seminarit të 36-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, seminar ky që do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.
Sipas profesorit së Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, temat që do t’i trajtojë seminari, do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, ndërsa thotë se për dy sesionet e para, atë të gjuhës dhe letërsisë, ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas lajmërimit se të mërkurën në Këshillin e Sigurimi të OKB-së do të mbahet një seancë kushtuar shtetit të Kosovës e që sipas tij është vetëm një seancë e rregullt, tremujore.
“Çështja e Kosovës duhet të hiqet nga rendi i ditës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, dhe kjo do të ndodhë për shkak të miqve tanë të cilët kanë të drejtën e votës-Rusisë dhe Kinës”, ka thënë Daçiq
tempertuara 12 deri 25 gra