Rikthehen kolonat në Merdare, pritje deri në 5 orë (Video)

27

Sot pritjet ishin deri në 5 orë. Derisa nga pala kosovare puna kryhej me personel të plotë, në pikën kufitare të kontrollit të autoriteteve serbe punonte vetëm një zyrtar kufitar. Udhëtarët shprehen të zhgënjyer me përsëritjen e pritjeve.

Rikthehen kolonat në Merdar. Sot pritjet ishin deri në 5 orë.

Derisa nga pala kosovare puna kryhej me personel të plotë, në pikën kufitare të kontrollit të autoriteteve serbe punonte vetëm një zyrtar kufitar.

 

Udhëtarët shprehen të zhgënjyer me përsëritjen e pritjeve.

VS Në pikën kufitare në Merdar sot u rikthyen kolonat e gjata. Pritjet e bashkatdhetarëve të cilët i përfunduan pushimet ishin deri në 5 orë.

Pavarësisht këtij fluksi në pikën kufitare të kontrollit të autoriteteve serbe punon vetëm një zyrtar kufitar.
Udhëtarët ankohen për këto pritje.

Me gjithë përpjekjet e RTK-së për të marrë një prononcim nga Policia kufitare e Kosovës, kjo nuk ishte mundur.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftojnë se pritjet në disa pikëkalime kufitare po zgjasin deri në tri orë, përgjigje e cila nuk përkon me realitetin sepse në këtë vendkalim pritjet janë nga 4 deri ne 5 orë në dalje ndërsa në hyrje të Kosovës vetëm 15 minuta.

Nga autoritetet e Kosovës  këto pritje konsiderohet të jenë gati të pashmangshme për shkak të fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e të cilët gjatë sezonit të verës vijnë për pushime në vendlindje.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se gjatë këtij sezoni të verës ka arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve nga Kosova, të cilët janë ankuar për pritjet e gjata për të kaluar procedurat kufitare.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë, por thuhet se ky numër është shumë më i madh.

Autor :FAZLI VELIU