Lajmi I Fundit :Qëllohet me gjashtë plumba një 40 vjeçar, në Podujevë

1696

Një person është plagosur me armë zjarrim. Ngjarja  ka ndodhur mbrëmë  në orën 24 pa 10 minuta në rrugën “HAKIF ZEJNULLAHU “ në Podujevë. Viktima B. XH, 40 vjeç është qëlluar me gjashtë plumba  nga i dyshuari A. R., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Antigona DIBRANI deklaroi për radio “Vizioni” se motivet e plagosjes nuk dihen. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë për trajtim në QKUK dhe është duke luftuar për jetën.

RADIO VIZIONI