Asfaltohen disa rrugë në fshatrat Gllamnik, Sekiraçë dhe Balloc

12

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatrave Gllamnik, Sekiraçë dhe Balloc.

Për të përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar disa lagje të fshatrave Gllamnik dhe Balloc ku janë duke u asfaltuar rrugët në një gjatësi prej 3.6 km.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se investimet në infrastrukturë po bëhen në çdo pjesë të komunës së Podujevës, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në këto lagje.

“Jemi të vendosur që më projektet infrastrukturore të shtrihen në të gjitha lokalitetet, në mënyrë që ta lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve tanë dhe të ndikojmë në përmirësimin e jetës në fshatrat e Podujevës”, tha kryetari Veliu.

Gjithashtu, kryetari Veliu, tha se po vazhdohet edhe me realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të planifikuara për sivjet, ku përfshihen: trotuaret, rrjeti i kanalizimit, ndërtimi i urave, ndriçimi publik, zgjerimi dhe pastrimi i lumenjve dhe projekte të tjera.

 

Podujevë, 28.08.2017                                                                                                                  

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim