LAjmi i Fundit :Podujevë, babai ankohet në polici për dhunë ndaj vajzës së tij të martuar

83

Në Podujevë, ankuesi mashkull ka raportuar se në polici se vajza e tij është viktimë e dhunës në familjen e bashkëshortit. Për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me bashkëshortin e saj.“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë takuar çiftin, të cilët kishin pësuar lëndime gjatë përleshjes në mes veti, i kanë dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Podujevë” – thuhet në raportin e policisë.Të njëjtit,  janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar.E dyshuara ka shkuar te prindërit e saj. Ndërsa, policia po merret me rastin.