Kujdes nga thirrjet e huaja telefonike !

36

Qytetarë të shumtë janë shqetësuar nga thirrjet telefonike të pranuara jashtë vendit.

Që nga mbrëmja e kaluar, shumë thirrje janë pranuar  prej shteteve të huaja dhe sipas qytetarëve ata po bien pre e mashtrimeve nga njerëz të panjohur, duke u zbrazur kështu llogaritë në mobilët e tyre.

Numri më i madh i thirrjeve vjen nga Mali i Zi, por nuk përjashtohen edhe thirrjet nga vendet më të largëta, siç është edhe Papua New Guinea.

Në adresë të Indeksonline kanë arritur shqetësimet e qytetarëve për këto thirrje ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për një gjë të tillë./Indeksonline/