“Kosova e Re”: Rryma më e shtrenjtë, shteti në borxh, biznes i keq

5

Historike u quajt marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, i cili do të ketë për bazë thëngjillin.

Qeveria e re, e cila përfundoi kontratën miliardëshe për një kohë rekorde, brenda tre muajve të qeverisjes, mori meritat për finalizimin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Së fundi ajo bëri edhe publike kontratën me kompaninë amerikane “Contour Global”, duke e quajtur sukses që për herë të parë, një projekt me këso përmasash po bëhet në mënyrë transparente.

Megjithatë, me t’u publikuar, kritika të shumta u hodhën ndaj kontratës së nënshkruar. Transparenca u quajt jopërmbajtjesore nga ekspertë prej shoqërisë civile, pasi eliminoi diskutimin paraprak dhe u hap për publikun vetëm pasi ishin hedhur firmat mbi dokumentet të cilat e fusnin Kosovën në obligime të mëdha kontraktuale.

Marrëveshja po ashtu u quajt e pafavorshme për Kosovën. Kontrata obligon që, përmes një ndërmarrjeje publike që do të krijohet, Kosova ta blejë gjithë energjinë e prodhuar nga termocentrali “Kosova e Re