HARADINAJ: NDERI DHE LAVDIA U TAKON LUFTËTARËVE TË LIRISË

9

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë. Haradinaj tha se me këtë po shprehin respektin për luftëtarët e lirisë. E lulet tek shtatorja e Zahir Pajazitit, u vunë nga më i riu i kësaj familje.

(E plotësuar) Kryeministri tha se në të ardhmen duhet bërë që në ngjarje të tilla, e prerjen e shiritave, të mos e bëjnë politikanët, por fëmijët e familjeve, që në themel të lirisë kanë njerëzit e vet.

“Filluam me homazhe këtu, gjatë ditës ka dhe aktivitete në Podujevë, të lidhura dhe me shtatorët. Ndërsa në 5 ora kemi akademinë në bibliotekën kombëtare. Duke shpreh respekt dhe duke u kujdesur që nderi e lavdia i luftëtarëve të lirisë dhe sakrificës për liri të jetë çdo herë me ne iu faleminderit për pjesëmarrje ..Lulet i ka qit me i riu i familjes Pajaziti. Duam ta bëjmë një kulturë në të ardhmen, që shiritat kur i prejmë, ngjarjet kur të ndodhin mundësisht mos t’i bëjmë ne politikanët, por t’i bëjnë të rinjtë, fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e familjes që i kanë në themel të lirisë njerëzit e vet”, tha ai.

Haradinaj bën homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit

Në nderim të 21-vjetorit të rënies së luftëtarit Zahir Pajaziti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po bën homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb.