Radio Vizioni :Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta te themeluesit të RAdio Llapit

29

E nderuara familje Behrami,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, intelektualit e njeriut më të shquar, Bajrush Behrami.
Bajrushi dha një kontribut të madh në rrugën për çlirimin nga pushtimi serb. Ai punoi e veproi në shumë fronte pune, para dhe gjatë luftës në Kosovë, punoi për çlirimin e saj, kurse pas luftës themeloi mediumin informativ, Radio Llapin.
Prandaj, humbja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe mbarë krahinën tonë.

Përkushtimi për punën, në secilën detyrë që i ishte besuar, ishte i jashtëzakonshëm.
Veprimtaria e tij do të mbetet në kujtesën e brezave të tëra, të miqve, kolegëve, të të gjithë llapjanëve, por edhe më gjerë.
Ju lutem që në emër të stafit të Radio Vizionit, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Prehu i qetë në paqe, miku ynë i dashur !