Policia gjen arsenal armësh në veri, rasti ndërlidhet me Banjskën (Foto)

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.

“Me datën 19.11.2024 pas pranimit të një informate, është kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet policore. Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në komunikatën e policisë.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:

4 granata M75

dy pushkë automatike AK 47

gjashtë karikatorë me municion të AK 47

një karikator i zbrazët

156 fishek të AK 47

179 fishekë të M48

një antiplumb ushtarak, me dy pllaka