RADIO VIZIONI

RV_logo

Radio Vizioni është një medium lokal, në interes të informimit të qytetarëve të komunës së Podujevës. Radio Vizioni punon 24 orë, emetimi në frekuencën 88.1 MHz, me një fuqi emetuese prej 1 KW dhe gjerësi të shpërndarjes së valëve për tërë territorin e komunës së Podujevës, Prishtinës, Lipjanit, Kastriotit, Vushtrrisë dhe më gjerë.

Ka filluar punën më 13 shtator 2000 në ora 13.20, ku fillimisht u licencua me valët 95.5 FM stereo dhe më vonë me valët 88.1 MHz.

Përmbajtja e programeve është në interes të informimit objektiv të edukimit, arsimimit dhe argëtimit të dëgjueseve me programe për fëmijë, të rinj, si dhe për të moshuar. Në përmbajtje programore ka edhe emision javor për komunitetin ashkali, për të cilin emision gëzojnë edhe përkrahje financiare nga fondet e veçanta, që janë të dedikuara për komunitete. Stafi i radios përbëhet prej njëmbëdhjetë anëtarëve, nga të cilët gjashtë janë punëtorë dhe katër bashkëpunëtorë. Drejtor i tanishëm është Fazli Veliu.

Radio Vizioni gjatë punës së tij ka arritur suksese të konsiderueshme. Ndër të tjera veçohet “Radio Festi 2005”, që u mbajt në Gjakovë, ku mori vendin e dytë për reportazhin me titull “Merdari, vendi i lotëve dhe i pritjes”.