Sekretet e dëmshme që fsheh pula, nëse nuk e përgatisni siç duhet!

Ka një milion gjëra të vogla për t’u shqetësuar kur përgatisni një drekë apo darkë mikpritëse, por ka një hap të vetëm që duhet ta shmangni seriozisht kur gatuani pulë! Mos e lani asnjëherë këtë të fundit, para se ta zieni apo ta fusni në furrë.

Kjo tingëllon kundërshtuese me atë ç’ka kemi besuar deri më tani, por larja e një gjeli apo pule të papjekur mund të spërkasë patogjenë, si salmonella, në sipërfaqet e tjera të kuzhinës, sipas “United States Department of Agriculture”. Kjo do të thotë që po shpërndani më shumë baktere në kuzhinën tuaj, gjë që mund të çojë në helmimin e ushqimeve të tjera.

Sipas një studimi të Universitetit Drexel, kur ju lani pulën, bakteret e lartpërmendura shpërndahen kudo përreth jush. Ky proces quhet aeroizolim. Nëse listeria apo salmonella arrijnë të futen në gjakun tuaj, ju jeni të rrezikuar të humbni jetën.

Edhe nëse ju i mbijetoni një infeksioni të tillë, ju mund të merrni Campylobacter, një bakter që shkakton: diarre;  të përziera;  të vjella;  dehidratim.

Mënyra më e mirë për të shmangur këtë, është ta zieni pulën e lëngun e parë ta derdhni ose të piqni direkt në furrë, sepse vetëm temperaturat e larta mund të vrasin bakteret dhe jo uji i rubinetit. Gjithashtu, sigurohuni që të lani me ujë të nxehtë sipërfaqen e dërrasës dhe banakun për të shmangur ndotjen e mëtejshme.