Taksa ndaj Serbisë mos te hiqet pa gjetjen e personave të zhdukurve

Familjarët e të zhdukurve përkrahin taksën ndajë mallrave te Serbisë.Ka dy dekada që shteti i Serbisë bënë lojëra me familjarët e personave të zhdukurve në Kosovës.
Edhe pse familjarët e personave të zhdukurve në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore që të bëjnë presion mbi Serbinë për ta detyruar atë që të tregojë vendndodhjen e trupave të të zhdukurve, deri me tani një presion i tillë nuk ka ndodhë.
Taksen që duhet paguar për mallrat e Serbisë, te familjarët e të zhdukurve ngjallë një pikë shprese se do të jetë nji rast i mirë që Qeveria e Republikës të Kosovës të kërkojë nga shtetit i Serbisë gjetjen e personave të zhdukur .Serbia e din dhe e ka evidencën e saktë për vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur nga lufta e vitit 1999.
Koha ka treguar se Serbia pa nji presion të madhe politikë edhe ekonomik nuk është e gatshmepër ta pranuar dhe treguar te vërteten. Prandaj po që se fillon ndonjë bisedim eventual për heqjen apo zbutjen e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë çështja e të zhdukurve duhet të jetë një prej kushteve të para që duhet ta plotësojë shteti serb.
Kërkojmë dhe nga faktori ndërkombëtar që të mos bëjë presion në Qeverinë e Republikës të Kosovës, por kërkojë nga Serbia në rend të ti kthej trupat e personave të zhdukur të cilët gjenden të varrosur nëpër varreza te ndryshme ne Serbi.

Podujevë
Më 23.11.2018 Shoqata e te zhdukurve “Përkorë” Podujeve
LatifMehmeti