Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me subjektet politike, ku pritet të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike, përfshirë edhe komunitetet me përjashtim të AAK-së, e cila deklaroi sot gjatë ditës që nuk do të marr pjesë.
Këtë takim e ka bojkotuar edhe Lista Serbe.
Prezent në takim janë parë Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive dhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Mustafa, kryetari aktual i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq.
Në takim po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.