Rreth 8 për qind e njerëzve në Kosovë vuajnë nga sëmundja kronike e diabetit, ndërsa lloji më i përhapur i kësaj sëmundje është TIP-2.
Me qëllim që të ofrohen medikamente më të përshtatshme për trajtim të diabetit tani po punohet edhe në zgjerimin e barnave të listës esenciale për këtë sëmundje.
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku u shpreh se mbi 90% e pacientëve në këtë klinikë u takojnë atyre me diabet, ndërsa deri në 900 pacientë në vit marrin trajtim spitalor për këtë sëmundje.
Sipas saj, sëmundja e diabetit, që ndryshe njihet si e sheqerit, është ndër sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.
“Në Klinikën e Endokrinologjisë dominojnë pacientët me diabet, mbi 90% janë pacientë që kanë sëmundje me sheqerin, kryesisht me diabet TIP 2, diku 95 % të atij 90%, pjesa tjetër e kemi diabetin e të rinjve që kanë qenë një kohë mosha fëmijërore që vazhdojnë edhe në moshë të pjekur ta kenë diabetin. Po ashtu kemi diabet gestacional dhe forma të tjera shumë të rralla.