Lista Srpska ka marrë vendim që mos të marrë pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor në 4 komunat veriore të Republikës së Kosovës.
“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilave mbi 95% janë në këto hapësira”, thuhet në përgjigjen e tyre, transmeton Indeksonline
Kujtojmë se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. /Indeksonline/