Fillon restaurimi i këtij objekti me vlera të trashëgimisë kulturore në fshatin Sfeçël

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka filluar me restaurimin dhe konzervimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, ndër to është edhe objekti i shkollës së vjetër “Ali Ajeti” në fshatin Sfeçël. Fillimin e punimeve në këtë objekt e ka përcjellur nga afër drejtori i kësaj drejtorie, Pajtim Balaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në kuadër të planit për restaurimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, synohet që të ruhet origjinaliteti dhe të funksionalizohen hapësirat e tyre, me qëllim të shfrytëzimit nga komuniteti.

Restaurimi i objektit të shkollës së vjetër në fshatin Sfeçël përfshinë: ndërrimin e pullazeve, rregullimin e ollukëve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe gëlqerosjen e mureve.

Drejtori Balaj njoftoi se DKRS do të vazhdojë me investime të tjera në mbrojtjen dhe restaurimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore./Llapi.info