Granit Xhaka nominohet për sportistin e vitit në Zvicër

Granit Xhaka është nominuar për sportistin e vitit në Zvicër.

Futbollisti kosovar ka qenë protagonist në vitin 2022 me paraqitjet e tij me Arsenalin, ku së fundmi u zgjodh lojtari i muajit, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori kualitativ do t’i udhëheqë edhe “Helvetikët” në Kupën e Botës, e cila do të nisë këtë të diel, ndërsa Zvicra është në grup me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

Votimet do të fillojnë më 29 nëntor online në linkun: www.sports-awards.ch.