Skandaloze: Mjekët hyjnë në operim pa materialet e duhura, pacientëve u vihen “shrafa” jo adekuat

Jo vetëm me mungesë të mjekëve. Por gjendja në shëndetësi vazhdon të jetë e rëndë dhe sa i përket mungesës së barnave e materialeve tjera, që nevojiten për ndërhyrje kirurgjike. E në mungesë të barnave e materialeve përkatëse, mjekët detyrohen shpesh herë që të improvizojnë,  gjë që nuk lejohet në mjekësi. Madje ata në njëfarë mënyrë e “arnojnë” pacientin, me ato mjete që u kanë qëlluar. E ndodh që dhe në ndërhyrjet në Kirurgjinë Ortopedike, tek pacientët të vihen materiale jo adekuate. Kirurgu Pleurat Sejdiu thotë për “IndeksOnline”, se mjekët shpesh herë gjinden në situatat të vështira,  si pasojë e mungesës së materialeve të duhura për operim. E për këtë, ka raste kur mjekët paditen nga pacientët  dhe se iu duhet të merren dhe me procese gjyqësore.   

” Të hysh në sallë të operacionit, apo të përgatitesh për sallë operacioni, me mendimin se a kam apo s’kam. Apo a guxoj të improvizoj, që improvizimi në Shëndetësi është i dënueshëm. Dhe kemi shumë raste në lëmin time të Ortopedisë, që iu ka qit një shraf më i gjatë apo një më i shkurtë. Ti  i ke pasur vetëm ato. Nuk ke të drejtë me i këput ata shrafa dhe janë në procese gjyqësore, se ma ka qit shrafin më të gjatë dhe po më pengon. Ligjërisht është në rregull, se është legjitime. Prandaj gjithë këto janë çështje, të cilat mjeku është mes ecjes në teh dhe mes dy sfidave. Do të thotë në pozitën humbës- humbës. Pacienti mund të jetë fitues-fitues”, thotë Sejdiu./IndeksOnline/