Vende nga e gjithë bota reagojnë pas zhvillimeve në Poloni

Kina ka bërë thirrje për qetësi pas shpërthimit të raketës që vrau dy persona në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning tha në një konferencë për shtyp: “Në situatën aktuale, të gjitha palët përkatëse duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e situatës”.

Më herët, Franca kërkoi “kujdes maksimal” në vlerësimin se nga erdhi raketa. Presidenti Biden tha se nuk kishte gjasa të ishte shkarkuar nga Rusia.

Sunak i Britanisë nuk ka ofruar vetë një opinion publik se kush ishte përgjegjës, por Downing Street nuk po kërkon të mos pajtohet me vlerësimin e presidentit amerikan.

Edhe vende të tjera kanë dhënë reagimin e tyre, ka raportuar BBC, transmeton Express.

Presidenti i Estonisë Alar Karis i tha BBC-së Estonia e pa këtë si një incident të izoluar, por tha se lufta duhej të ndalohej sa më shpejt që të ishte e mundur.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se ai respektonte deklaratën e Rusisë që mohonte se qëndronte pas incidentit dhe besonte se Moska “nuk kishte të bënte me të”.

Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha se është e rëndësishme të dihen detajet e incidentit dhe të “veprohet në përputhje me rrethanat”.
Ndërkohë, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se përfaqësuesit e G7 dhe NATO-s ishin të gatshëm për të ndihmuar Poloninë në hetimin e saj. /Express