Abdixhiku takon kongresmenin Ruppersberger: Kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme, e fton për vizitë në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në ShBA ka takuar edhe kongresmeni demokrat Dutch Ruppersberger.

Abdixhiku tha se shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë.

Po ashtu ai e ftoi Kongresmenin Dutch Rulpersberger për vizitë në Kosovë.

“Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne.Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”.