Detaje të reja nga aksidenti në Lluzhan, pesë persona mbetën të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime, pas një aksidenti që ndodhi në fshatin Lluzhan të Podujevës

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë për të marr trajtim mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. PodujevaSot ka siguruar pamjet e këtij aksidenti.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”.